Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet të debutojë sot (e diel) me Paris Saint-Germain në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1.
Messi u transferua para disa javësh te PSG si lojtar i lirë, pasi e kishte të pamundur të rinovonte kontratën me Barcelonën shkaku i problemeve financiare dhe rregullave të vendosura nga La Liga.
Megjithatë, fillimi i vonshëm i stërvitjeve shkaku i pushimeve të zgjatura verore, kanë bërë që sulmuesi argjentinas të mos jetë gati për debutim.Por, pritjes si duket i ka ardhur tashmë fundi dhe tifozët shumë shpejt pritet ta shohin Messin në fushë me fanellën e PSG-së.
Sot (e diel), Lyoni luan në udhëtim te Reims në kuadër të javës së katërt në Ligue 1 dhe kjo ndeshja pritet ta sjell debutimin e Messit.Sipas mediave francez dhe më gjerë, trajneri Mauricio Pochettino do t’ia jap minutat e parë Messit në këtë përballje./arbresh.info/
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...