Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi mendon se klubi mund të kishte bërë pak më shumë për të rikthyer Neymarin në Camp Nou, por sipas tij mund të luftojnë për të gjithë titujt edhe pa brazilianin.
Me negociatat në vazhdim e sipër deri në orët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain për të ardhmen e afërt.
“Do të kisha dashur që Neymari të ishte ribashkuar me klubin tonë”, ka thënë fillimisht Messi për gazetën katalunase Sport.
“Sinqerisht, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka të mundshme për të siguruar kthimin e tij”.
“Sidoqoftë, është sigurisht e vërtetë që negocimi me PSG-në nuk është i lehtë”.

“Në nivel sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë”.
“Asnjëherë nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit. Gjithë çfarë bëra ishte të jepja mendimin tim”.
“Nuk jam i zhgënjyer që ai nuk nënshkroi. Ne kemi një skuadër spektakolare, e cila mund të garojë për gjithçka, edhe pa Neymarin”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...