Superylli i Chelsea, Pedro Rodriguez, ka deklaruar se ish bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, nuk është i pamposhtur.
Ylli spanjoll është produkt i akademis së ‘La Masia’ të Barcelonës dhe për tetë vite mbrojti ngjyrat e klubit katalan. Pedro fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me fanellën blaugrane.
Pedro shpreson se bashkëlojtarët e tij do ta ndalojnë superylli argjentinas, i cili është duke kaluar në formë të mirë.
Megjithatë, Chelsea është klubi i vetëm të cilit Messi nuk i ka shënuar gol, edhe pse është përballur në tetë takimi kundër klubit anglez.
“Messi është lojtari më i mirë në botë, por nuk është i pamposhtur”, ka thënë Pedro për mediat britanike.
“Natyrisht bëhet fjalë për Barcelonën, për Messin. Është tepër e vështirë ta ndalesh këtë lojtar sepse është i shpejtë dhe shumë i mençur. Ama, shikoni, nuk është e pamundur”, ka shtuar ai.
Takimi fillon sonte nga ora 20:45. /arbresh.info/
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...