Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, e ka marrë mbi supe fajin për barazimin e ekipit të tij kombëtar ndaj Islandës në Kupën e Botës, i cili i kushtoi me dy pikë të humbura.
Messi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, për t’ia rikthyer epërsinë kombëtares së tij ndaj Islandës, kjo e fundit zhvilloi një super ndeshje.
Edhe më e dhimbshme bëhët fakti që portieri i Islandës, nuk është një profesionist, por një regjios i filmit.
Messi pas një ndeshjes ka deklaruar se e mbanë përgjegjësinë.
“Ndihem përgjegjës për barazimin. Ishte e dhimbshme humbja e penalltisë”, e pranoi Messi.
“Deshëm ta nisnim me fitore sepse kjo do të na qetësonte”, shtoi Messi.
“Ideja mbetet e njëjta, duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Merituam më shumë”, insistoi ai.
Argjentina dhe Islanda kanë nga 1 pikë secila në Grupin D, ndërsa sonte në orën 21:00, Kroacia dhe Nigeria do të ndeshen në duelin e dytë të këtij grupi në Botërorin Rusia 2018.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit