Tashmë e ka konfirmuar edhe Josep Maria Bartomeu, Messi mund të largohet kur të dojë nga Barcelona pas sezonit 2019/20.
32-vjeçari, Lionel Messi, pesë-herë fituesi i “Topit të Artë” e ka drejtën të largohet nga Barcelonën kur të dojë pas përfundimit të sezonit aktual.
Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe numri një i klubit, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar klauzolën që lojtari të largohet një vit para fundit të kontratës.
“Leo Messi ka kontratë deri më 2021, por është i lirë të largohet para sezonit final”, u shpreh Bartomeu.
“Para se të nisë sezonin e fundit (pasi kontrata i skadon më 2021), Messi mund të shkojë ku të dojë. Nuk kemi pse të shqetësohemi sepse është situatë si Xavi apo Iniesta, të cilët gjithashtu e kishin këtë klauzolë. Ai ka fituar të drejtën për të vendosur. Shpresojmë të qëndrojë sa më gjatë. Si president jam shumë i qetë”, tha ndër të tjera Bartomeu.
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...