Mats Hummels ka thënë se nuk ka parë futbollist më të mirë se Lionel Messi në jetën e tij, pas paraqitjes mbresëlënëse të superyllit argjentinas në fitoren e Barcelonës 3:1 kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Messi e shënoi një gol dhe i dhuroi dy asiste për t’ia siguruar Barcelonës kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Për Messin ishte një ndeshje e paharrueshme, e 700-ta në karrierë për Barçën. Argjentinasi asistoi në golin e parë të Barçës të shënuar nga Luis Suarez dhe në golin e tretë të realizuar nga Antoine Griezmann.
Paraqitja e mrekullueshme nga pesë herë fituesi i Topit të Artë u lartësua nga kundërshtari i tij atë mbrëmje, qendërmbrojtësi gjerman i Dortmundit, Mats Hummels.
“Në top formë, Messi është futbollisti më i mirë që e kam parë, pikë!”, tha Hummels.
“Ne nuk ishim të mirë sa duhet për ta mposhtur Barcelonën sot. I krijuam vetëm tri apo katër shanse të mira”, shtoi ai.
“Barça ishte e shkëlqyer. Messi është gjithmonë i rrezikshëm, natyrisht”, theksoi ai. /Express/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë