Liverpooli duket se do të përballet me një betejë mjaftë të vështirë për të mbajtur në skuadër këtë verë sensacionin Mohamed Salah.
Të paktën ashtu thonë raportet në Spanjë që pretendojnë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dëshiron që egjiptiani të jetë pjesë e formacionit së bashku me të në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Shënjestra kryesore e Barcelonës, Antoine Griezmann njoftoi mbrëmjen e kaluar se do të vazhdoj qëndrimin te Atletico Madridi dhe kjo ka bërë që klubi katalunas të zhvendos vëmendjen diku tjetër në transferimin e lojtarëve të tjerë.
Sipas gazetës ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet tronditëse rreth transferimeve, Messi kërkon tre lojtarë të rinj në klub, përfshirë Salahn nga Liverpooli.
Dy shënjestrat e tjera që kërkohen nga superylli argjentinas janë mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, dhe ylli i Bayern Munichut, Thiago Alcantara./arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...