Barcelona barazoi ndaj Valencias 1 me 1 në Mestalla por u dëmtua rëndë pas një vendimi të gabuar nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Ishte minuta e 30-të kur Lionel Messi lansoi një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Valencias dhe pas gafës së Netos topi kaloi vijën e portës por goli nuk u pranua, shkruan arbresh.info.
Lojtarët e Barcelonës dhe stafi reaguan ashpër pas këtij vendimi por pa arritur ndonjë ndikim në vendimin e gjyqtarit dhe pjesa e parë përfundoi 0 me 0.
Me të përfunduar pjesa e parë, Messi kërkoi sqarim nga katërshja gjyqtare për vendimin e tyre.
Messi iu shpjegoi se topi kishte kaluar vijën e portës dhe shihet në këtë video se gjyqtarët nuk e argumentuan edhe shumë vendimin e tyre.
Vlen të theksohet se Messi asistoi te goli i Jordi Albas, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. /arbresh.info/
Messi, explicación gráfica al asistente del gol que no vio. #MovistarPartidazo pic.twitter.com/PTtS1eoVYQ
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) November 26, 2017
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...