Lionel Messi është njeriu më i lumtur në botë.
Ylli argjentinas e kurorëzoi karrierën e tij të jashtëzakonshme së fundmi duke e fituar trofeun e Kupës së Botës.
E pas suksesit në Katar, është koha për festë.
Ai, së bashku me shokët e skuadrës u pritën si heronj teksa defiluan para miliona njerëzve në rrugët e Buenos Aires.
E tash, 35 vjeçari po feston me familjen e tij.
Një video është bërë virale derisa shihet futbollisti i Paris Saint-Germainit duke vallëzuar dhe duke kënduar nën ritmet e këngës “Muchachos”.
Kjo ndejë u mbajt për ditëlindjen e 15-të të mbesës së tij, ndërsa të pranishmit e shfrytëzuan mundësinë ta festonin edhe suksesin në Kupën e Botës, sh.
Pa dyshim, Messin nuk ishim mësuar ta shihnim në këtë version në të kaluarën.
Natyrisht, ai ka arsye për festë…/GE/
Prattipati takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, d...
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni p...
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...