Superylli botëror, Lionel Messi, ka folur për të ardhmen e tij në Barcelonë.
Në kohët e fundit e ardhmja e Messit është folur që do të jetë largë Nou Camp, me intersimin e vazhdueshëm nga Manchester City.
Megjithatë drejtuesit e Barcelonës vazhdojnë të insistojnë se Messi nuk do të largohet nga klubi edhe pse ai ende nuk e ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin katalan, transmeton arbresh.info.
Manchester City është klubi që ka shfaqur interesim më të madh për të, pasi që trajner i Cityt është Pep Guardiola, me të cilin ka punuar në të kaluarën dhe e ka ndihmuar të bëhët golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Ai ka folur për të ardhmen e tij duke thënë se nuk e di se çfarë do të ndodh në vitet e ardhshme.
“Nuk e di se çfarë do të ndodh në vitet e ardhshme ose si do të ndihem”, tha Messi.
“Unë jetojë nga dita në ditë. Nuk jam i foksuar në të ardhmen”, përfundoi pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’.
Kështu ylli argjentinas ka lënë të kuptohet se mund të ndodh gjithçka në të ardhmen e tij. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër