E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona nuk është aspak e sigurt, me raportet spanjolle që pretendojnë se ai po shqyrton opsionet e tij – përfshirë Interin – pas ardhjes së Ronald Koeman.
Fituesi i Topit të Artë është nën kontratë vetëm deri në qershor 2021 dhe thuhet se ka një klauzolë që i lejon atij të largohet falas një vit më parë.
Edhe pse Presidenti Josep Bartomeu është i bindur për qëndrimin e Messit kur prezantoi trajnerin e ri Koeman, por mediumet Sport dhe Marca mendojnë që situata nuk është aq e qartë.
Messi është ende relativisht i pa bindur dhe dëshiron një takim me trajnerin përpara se të marrë ndonjë vendim përfundimtar.
Menaxheri i ekipit Javier Bordas pranoi se “nëse ai dëshiron të largohet, ne do të përpiqemi ta bindim atë të mos shkojë, por jemi të sigurt se nuk do të jetë e nevojshme”.
Interi dhe Manchester City janë kandidatët e vetëm të vërtetë nëse Messi do të largohet nga Barcelona këtë verë.
Nerazzurrët madje mund të cilësohen favorit pasi babai i tij bleu një shtëpi në Milano, afër selisë së Interit, në mënyrë që të mund të përfitonte nga rregulla të favorshme tatimore për investitorët e huaj. /Telegrafi/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...