Lionel Messi, “yll” i Inter Miamit dhe Argjentinës, në një intervistë për “Infobae” u ndal në kritikat e shumta që mori në vendlindjen e tij para se të fitonte Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës:
“Diçka që ndodh vetëm në Argjentinë. Grupi ynë është kritikuar ashpër kur nuk fitonte torfe. Edhe kur kemi arritur në finale jemi sulmuar. Ishte diçka e bukur të luaja në finalen e Kupës së Botës, në finalen e Kupës së Amerikës dy herë radhazi dhe për trajtimin që ka pasur ajo gjeneratë.
E vërteta është se unë kam qenë gjithmonë indiferent ndaj çdo gjëje edhe kur jam ndier keq për shkak të shumë gjërave që janë thënë… sidomos jashtë futbollit. Ose kur shumë gjëra, nëse jo të gjitha, ishin gënjeshtra. Kishin për qëllim vetëm të shkaktonin dëm.”
Çfarë ndjeni kur shihni fëmijët tuaj duke luajtur futboll?
“Është spektakolare. Ne kalojmë shumë kohë në klub, ata stërviten tri ose katër herë në javë. Ne ndajmë gjithçka si një familje. Thiago dhe Mateo marrin udhëzimet e mia në lidhje me ndeshjet. Ata janë shumë të ndryshëm. Nuk mund të flas Për Thiagon, nuk mund t’i them asgjë, sepse ai reagon në një mënyrë dhe Mateo në të kundërtën, sepse ai kërkon brohoritje nga tribuna, por unë nuk jam tipi që të flas shumë me ta ose diçka të tillë.
Kush është skuadra më e mirë në botë sot?
Ekipi më i mirë, nëse duhet ta themi, është Reali i Madridit, sepse fitoi Championsin. Nëse flasim për rezultate, është Reali, nëse flasim për lojën, personalisht më pëlqen City i Guardiolës dhe mendoj se çdo ekip në të cilin do të jetë Guardiola, do të jetë si veçantë për mënyrën se si stërvitet dhe punon.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...