As në Manchester City dhe as në Paris Saint Germain, Lionel Messi duhet të shkojë në Juventus, sipas James Rodriguez.
Ish mesfushori i Real Madridit mendon se është koha që të realizohet dëshira e të gjithëve, t’i shohim duke luajtur bashkë Messin me Cristiano Ronaldon.
Leo është lojtar i lirë, pasi ditë më parë Barcelona njoftoi zyrtarisht për largimin e 34-vjeçarit.
Ka zëra se ai ka arritur marrëveshje me PSG-në, por James e këshillon të shkojë në Juventus.
“Messi duhet të shkojë në Juventus dhe të luajë me Ronaldon”, tha James në një lidhje direkte në “Twitch”.
“Do të ishte bombë. Është ëndërr e shumë fansave që t’i shohin këta dy së bashku”.
“Messi ka arritur së paku 30 gola dhe 30 asiste për Barcelonën vitin e kaluar, tani ata duhet të kërkojnë për dikë tjetër që të kryejë atë punë”. /EP
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare