Lionel Messi dhe Nyemar raportohet se kanë refuzuar të marrin pjesë në stërvitjet me klubin këtë javë.
Gjiganti spanjoll u eliminua nga UEFA Liga e Kampionëve të mërkurën në duart e liderit në Serie A, Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona dështoi për tu rikthyer nga disavantazhi 3 me 0 që pësoi në ndeshjen e parë të çerekfinales të zhvilluar në Torino. Sidoqoftë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Messi, Neymar dhe Luis Suarez janë të inatosur me trajnerin Luis Enrique.
Lexo më shumë: Zbulohet biseda e Ronaldos dhe Ramosit me Lewandowskin
Treshja kanë ndalur së foluri me trajnerin e Barcelonës dhe nuk do i nënshtrohen më pas eliminimit nga Juventusi.
Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu se Messi dhe Neymar nuk janë stërvitur madje me bashkëlojtarët e tyre në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar dje.
Yjet dëshirojnë t’i shmangen Enriques, i cili do të largohet nga ‘Nou Camp’ gjatë verës./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...