Lionel Messi dhe Neymar kanë kërkuar nga drejtorët e Barcelonës të sigurojnë transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Dele Alli.
21-vjeçari shkëlqeu te “Spursët” sezonin e kaluar duke shënuar 18 gola si dhe duke ofruar shtatë asistime te klubi në veri të Londrës që përfundoi prapa kampionit në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që dy nga yjet më të mëdhenj të Barcelonës janë duke kërkuar nga klubi të blejnë Dele Allin dhe duket që tani katalunasit janë detyruar për të siguruar transferimin e tij pas raporteve rreth një oferte prej 40 milionë për reprezentuesin e Anglisë.

Barcelona është një kërkim të një mesfushori të ri përderisa klubi vazhdon të jetë i lidhur me transferimin e yllit të PSG-së, Marco Verratti dhe Philipe Coutinhon e Liverpoolit.
Megjithatë, të dy marrëveshjet nuk kanë arritur të materializohen dhe Barcelona tani do të përpiqet për të nënshkruar me mesfushorin e shumë vlerësuar Dele Alli.
Tottenham nuk ka ndërmend të shes Allin pasi ai ka nënshkruar kontratë të re me klubin që e mban atë deri në vitin 2021./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...