Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës do të hyjë në histori edhe për një statistikë të veçantë, ku protagonistë janë dy yje të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Lamine Yamal.
Për herë të parë në historinë e një finaleje të Botërorit, dy futbollistë titullarë në ekipet kundërshtare do të kenë një diferencë prej më shumë se 20 vitesh në moshë.
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, dhe talenti i Spanjës, Lamine Yamal, do të ndahen nga plot 20 vite e 19 ditë, duke vendosur një rekord të ri në kompeticionin më të madh të futbollit.
Në njërën anë është Messi, i cili po luan finalen e tretë të Botërorit në karrierë, ndërsa në anën tjetër Yamal, një nga talentet më të mëdha të gjeneratës së re, që kërkon të shkruajë historinë në skenën më të madhe të futbollit.
Takimi nis nga ora 21:00./Arbresh.info
20 – Through 🇦🇷 Lionel Messi and 🇪🇸 Lamine Yamal, it will be the first time in a @FIFAWorldCup final that there are starters on opposite sides separated in age by 20+ years (20 years, 19 days).
Lineage. pic.twitter.com/kIXMZvGQLI
— OptaJoe (@OptaJoe) July 19, 2026
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...