Alejandro Burzaco, ish-shefi i kompanisë së komunikimeve sportive nga Argjentina “Torneos y Competencias”, ka pranuar se ai ka paguar Leo Messin dhe bashkëlojtarët e tij për të luajtur një ndeshje miqësore me Argjentinën.
Ai ka pohuar se paratë iu drejtuan Messit, yllit kryesor të ekipit, i cili i ndau me lojtarët tjerë të skuadrës.
“Po, ai (Messi) dhe të tjerët u paguan në vlerë 200.000 dollarë për t’u siguruar se ata do të luanin”, ka theksuar Burzaco kur u pyet nëse ish-kompania e tij e kishte paguar yllin argjentinas për miqësoren. Ai nuk ka zbuluar emra tjerë përveç atij të Messit.
Gazeta argjentinase e ka postuar transkriptin e komenteve të Burzacos.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë