Lionel Messi bllokoi Sergi Roberton nga transferimi te Liverpooli si pjesë e marrëveshjes për nënshkrimin me Philippe Coutinhon.
Braziliani u transferua në Camp Nou nga “Redsat” për një tarifë prej 160 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Trajneri Jurgen Klopp dëshironte të shiste yllin e tyre gjatë verës së ardhshme.
Megjithatë, gjiganti në Anfield u dorëzua para presionit të madh nga Barcelona dhe Philippe Coutinho. Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ thotë se si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim ishte përfshirë edhe Roberto.
Por Lionel Messi, i cili është një figurë me ndikim të madh prapa skenave te Barcelona, është një admirues i madh i Robertos dhe nuk lejoi largimin e tij nga skuadra.

Thuhet se një numër i madh klubesh në Premierë Ligë janë ende duke kërkuar shërbimet e tij.
Lionel Messi i ka thënë zyrtarëve të Barcelonës se nuk duhet të shitet nga skuadra. Ylli argjentinas raportohet madje se ka kërkuar që t’i rritet paga bashkëlojtarit të tij.
Roberto duket të jetë i lumtur në Kataloni pavarësisht interesimit të shfaqur nga klubet e tjera 25-vjeçari vlersohet lartë nga klubi duke marrë parasysh aftësitë e tij impresive./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...