Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka kërkuar nga klubi që të mos e largojë mbrojtësin Dani Alves gjatë afatit kalimtar të verës.
Bisedimet mes Alvesit dhe kampionit të Spanjës kanë ngecur që një kohë dhe besohet se ai do të largohet si lojtar i lirë në fund të muajit.
Megjithatë, Messi e quan Alvesin “mbrojtësi më i mirë në botë” dhe kërkon nga klubi që t’ia zgjatë qëndrimin në Kataloni.
“Dani Alves është mbrojtësi më i mirë anësor në botë. Është e vështirë të gjesh një të tillë si ai dhe dëshirën e madhe që ka”, ka thënë Messi për uefa.com.
Alves asistoi në të dy golat e Messit në finale të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos në fundjavë.
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...