Ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë (12:30 sipas kohës në Kosovë).
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës në sajtin e tyre zyrtar, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, ku do të përballen FC Drita, si kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, si fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.
“Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info
Pas ndeshjes, Rrahmani publikon foto me Vojvodën, e quan vël...
DASH: Bllokimi politik dëmton besimin në institucionet e Kos...
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...