Lajme të mira për Barcelonën. Talenti, Ansu Fati është në fazën finale të rikuperimit nga lëndimi që pësoi muaj më parë.
Sulmuesi i ri i Barcelonës mori pjesë në seancën stërvitore grupore këtë të martë dhe pritet të rikthehet shumë shpejt në fushat e blerta.
Pas gati tetë muajsh mungesë, katër operacione dhe ndryshime të kirurgëve, Ansu Fati u rikthye këtë muaj në fushat e blerta për të bërë stërvitje specifike.
Ta shohësh atë në stërvitje i jep shpresë ekipit katalonas, pasi ai ka kualitete të mëdha si futbollist.
Ai pritet të jetë në fushë në ndeshjen e xhiros së katërt kur Barcelona takohet me Sevillan.
Duket që Ansu Fati po rikuperohet pak nga pak, pas lëndimit në meniskusin e gjurit të majtë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
? @ANSUFATI returns to training with the squad! ? pic.twitter.com/RpEuANufMu
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 24, 2021
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...