Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizojnë turne në të cilin do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë, përcjell arbresh.info.
Turneu mbahet të enjten më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali. Pas turneut për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të shtrohet një drekë e përbashkët.
Orari i ndeshjeve:
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Greqisë (ora 11:30).
Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00).
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër