Maurizio Sarri raportohet se vendosi të largohet nga Chelsea në muajin mars, kur tifozët bënë thirrje për shkarkimin e tij gjatë një ndeshje në Premierë Ligë kundër Cardiff Cityt.
Bazuar në një raport nga The Sun, që raportoi rreth ngjarjes në formë ekskluzive, Sarri arriti në një pikë jo të favorshme pas fitores 2 me 1 të Chelseas ndaj Cardiffit më 31 mars, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta shpjegon se “pika përfundimtare” erdhi kur tifozët brohoritën “Sarri jashtë” dhe “q***** Sarriball” pasi skuadra uellsiane kaloi në avantazh.
“Blutë” eventualisht fitoi 2 me 1, por fitorja ishte shumë e diskutueshme për shkak se Cesar Azpilicueta barazoi nga një pozitë jashtë loje.
Ish trajneri i Napolit ka rënë dakord për t’iu bashkuar Juventusit, por emërimi i tij nuk do formalizohet deri londinezët do të sigurojnë një zëvendësues.
BBC Sport ka raportuar se Chelsea duhet të paguaj rreth 4.5 milionë euro te Derby County për të siguruar top shënjestrën – Frank Lampard./arbresh.info/
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve