Revista prestigjioze franceze France Football ka njoftuar zyrtarisht se ceremonia e ndarjes së çmimit më të rëndësishëm individual në futboll, Topi i Artë (Ballon d’Or), do të zhvillohet më 22 shtator 2025 në qytetin e Parisit.
Ngjarja do të mbledhë emrat më të mëdhenj të botës së futbollit, për të shpallur fituesit e çmimeve kryesore, përfshirë Topin e Artë për meshkuj dhe femra, trofeun Kopa për lojtarin më të mirë të ri, trofeun Yashin për portierin më të mirë, si dhe çmime të tjera të veçanta.
Pritet që gara për Topin e Artë këtë vit të jetë veçanërisht e ngushtë, pas një sezoni të mbushur me performanca të jashtëzakonshme dhe ngjarje madhore futbollistike.
Ceremonia do të mbahet në Théâtre du Châtelet, një nga skenat më ikonike të Parisit.
The 6️⃣9️⃣th ceremony of the Ballon d’Or
? Paris, Théâtre du Châtelet
? September, 22nd 2025@UEFA #ballondor pic.twitter.com/6fkV7BhUNT
— Ballon d’Or (@ballondor) May 19, 2025
Mohamed Salah deri vonë ishte favoriti për ta fituar atë, megjithatë eliminimi i Liverpoolit herët në Champions League ia prishi punët egjiptianit dhe tani ka gjasa minimale, për të mos thënë fare.
Yamal, Dembele dhe Raphinha aktualisht janë tre favoritët kryesorë për këtë çmim, teksa Salah shihet aktualisht i katërti.
Megjithatë, do të jetë interesante të shihet se kush do të triumfojë në finalen e UCL, pasi një triumf potencial i PSG-së në finale do t’ia rriste gjasat Dembeles që francezi të jetë top-pretendenti për çmimin prestigjioz, duke ditur se skuadra e tij është në garë për të fituar një ‘katërpletë’ titujsh, ndërkohë që ai ka pasur edhe një sezon fantastik individual në aspektin e shënimit të golave.
Fitues në fuqi i Topit të Artë është Rodri, i cili triumfoi në një garë të ngushë më Viniciusin në vitin 2024./Arbresh.info
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit