Në Spanjë është hedhur shorti për Kupën e Mbretit.
Tetë ekipet që kanë arritur të prekin fazën tjetër në kuadër të kupës së Spanjës kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Kryendeshja është takimi në mes Real Madridit dhe Atletico Madrid.
Megjithatë, edhe ndeshjet e tjera do të jenë interesante.
Barcelona pret Real Sociedad.
Kujtojmë se çerekfinalja është xhiroja e fundit që do të luhet në një ndeshje të vetme, në fushën e skuadrës së cilës është vendase.
Takimet janë caktuar për të mërkurën e javës së ardhshme, më 25 janar. Shpërndarja e orarit do të thotë se me siguri do të ketë ndeshje të martën dhe të enjten.
Finalja e madhe është planifikuar për të shtunën, më 6 maj në stadiumin ‘La Cartuja’ në Sevilla.

Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin