Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë.
Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra luftojnë për titullin e kampionit.
Golden Eagle Ylli-Peja është sfida që zhvillohet të mërkurën mbrëma. Therandasit fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe tani Ylli acancon në serinë gjysmëfinale 1:0. Vendasit synojnë të ngritin epërsinë në 2:0 dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe të rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.
Dueli tjetër zhvillohet të enjten mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.
Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.
Gjysmëfinalet 2
E mërkurë
19:00 Golden Eagle Ylli – Peja
E enjte
19:00 Sigal Prishtina – Trepça
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...