Mesfushori Jetmir Sefa është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Lirisë së Prizrenit, ku trajner është ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.
Ky është afrimi i parë i trajnerit Shkëmbi në merkato nga kampionati shqiptar.
Pas aventurës me Kamzën sezonin e shkuar që u kurorëzua me ngjitjen në Kategorinë Superiore, 30 vjeçari do të provojë një eksperiencë të re në kampionatin kosovar. Sefa është një futbollist i shumë shëtitur në kampionatin shqiptar duke ndërruar disa skuadra, por kjo do të jetë aventura e parë jashtë kampionatit shqiptar.
Shkëmbi dhe Sefa kanë qenë shokë skuadre në sezonin 2010-2011 te Skënderbeu, ku u shpallën edhe kampionë. Kamza, Vllaznia, Tirana, Laçi, Kastrioti, Bylisi dhe Skënderbeu janë klubet ku mesfushori është aktivizuar më parë.
Endri Vrapi, Sebino Plaku dhe Erlis Frashëri janë futbollistët e tjerë të preferuar që pritet t’i bashkohen skuadrës së Lirisë në ketë merkato. Të 3 këta futbollistë kanë qenë shokë skuadre me Shkëmbin te Skënderbeun dhe janë njohje të vjetra të ish-kapitenit korçar.

Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira