Mesfushori i Barcelonës, Mathues Fernandes, i cili është huazim te Valladolid, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Sipas Mundo Deportivo, 21-vjeçari është izoluar larg bashkëlojtarëve, transmeton portali arbresh.info.
Fernandes u ble nga Barcelona gjatë afatit veror, mirëpo menjëherë u huazua te Valladolid për të pasur minutazh më të madhe.

Ai pritet që edhe sezonin tjetër të jetë huazim te Valladolid, pastaj nëse Barcelona ndahet e kënaqur me paraqitjet, do e lejojë të rikthehet në “Camp Nou” për të ‘luftuar’ për pozitën e formacionit të parë.
Pos tij edhe Oscar Plano, tjetër lojtar i Valladolid thuhet se është i sëmurë./arbresh.info.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...