Roberto Firmino i kishte dërguar mesazh Fabinhos që të transferohej te Liverpooli dhe ato fjalë e bindën që të kalonte në Anfield Road.
Sulmuesi brazilian e njeh shumë mirë mesfushorin, pasi që të dy luajnë te kombëtarja e Brazilit, dhe kjo bëri që ai të transferohej nga Monaco te The Reds në vitin 2018.
Jurgen Klopp e transferoi Fabinhon në verën e vitit të kaluar, pak ditë pasi e humbën finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Mesfushori brazilian nënshkroi kontratë pesëvjeçare te kampioni i gjashtëfishtë evropian, ndërsa u zbuluan fjalët që të kalonte në Angli.
“Ky trajner kërkon shumë, mirëpo ai do të zhvillojë shumë si lojtar”, zbulohet t’i ketë shkruar Firmino bashkëkombësit të tij, Fabinhos, mëson The Athletic.
Të dy brazilianët me Lierpoolin e fituan Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, derisa janë tejet të rëndësishëm për Kloppin. /Telegrafi/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër