Bashkimi pas vazhdimeve arriti fitore ndaj Pejës me rezultat 84:78 (17:17, 12:17, 23:16, 17:19, 15:9).
Tashmë portokallezinjtë po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Drama vazhdoi në dhjetëminutëshin e katërt. Edhe pse prizrenasit kishin shtatë pikë epërsi, dy minuta nga fundi, Peja nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në 69:69, me një treshe nga Toëns, derisa aksioni i fundit i vendasve nuk ishte i suksesshëm, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, ku kësaj radhe vendasit nuk lëshuan pe dhe fituan 84:78.
Pesë sekonda pa përfunduar sfida u ndërpre sfida e cila ishte në vazhdime.
Një përleshje nisi mes sigurimave të palestrës dhe mes disa tifozëve në zonën VIP, ku çoi në eskalim të situatës si dhe hedhje të gjësendeve në fushë, nga tifozët që ishin në tribuna.
Palestra u zbraz dhe pas 30-40 minutave dy skuadrat u rikthyen në fushë për t’i luajtur edhe ata sekonda sa kishin mbetur.
Te Bashkimi u dalluan Lejson Zeqiri me 27 pikë e tri kërcime dhe Jayveous Mckinnis me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse Ëendell Green shtoi 19 pikë.
Te Peja u dalluan Marques Toëns me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Darryl Morsell me 13 pikë e gjashtë kërcime.
Seria gjysmëfinale bartet në Pejë ku të enjten luhet loja e katërt./Arbresh.info
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...