Sulmuesi i Napoli-t, Dries Mertens ka ndryshuar mendje për kalimin te Inter dhe thuhet se do rinovojë me skuadrën momentale.
Inter i kishte ofruar belgut kontratë dyvjeçare në vlerë 14 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sipas Sportitalia, Napoli ka filluar negociatat me sulmuesin dhe dëshiron ta mbajë në “San Paolo”.

Thuhet se Napoli i ka ofruar kontratë me vlerë 4.5 milionë euro dhe në të gjithashtu janë edhe bonuset.
E ardhmja e lojtarit varet nga vet dëshira e tij për t’u larguar nga “San Paolo” ose t’i bashkohet rivalit.
Mertens ka nevojë për vetëm një gol që të thyejë rekordin e Marek Hamsik dhe të bëhet golashënuesi numër një në histori të klubit./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...