Mesfushori kosovar, Meriton Korenica ka vazhduar shkëlqimin me CFR Cluj në Rumani, duke e gjetur veten përsëri në formacionin më të mirë të javës.
CFR Cluj ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Otelul në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Rumanisë.
Njëri nga më meritorët në këtë fitore të vendasve, padyshim se ishte ylli kosovar, Korenica, i cili shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.
Paraqitja e tij brilante bëri që Korenica të notohet me 9.0 dhe të përfundoj si pjesë e formacionit më të mirë të javës në SofaScore.
Korenica ishte lojtari i dytë me notën më të madhe këtë javë në Rumani, pasi vetëm Darius Olaru i FSCB kishte notë më të lartë, 9.9.
Vlen të theksohet se Korenica në 20 ndeshje deri tani këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 3 herë. /Telegrafi/
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026