Sulmuesi i krahut, Mendurim Hoti, ka firmosur kontratë dy vjeçare me Malishevën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Viteve të fundit Mendurimi mbrojti ngjyrat e Prishtinës. Rikthimi i tij në Malishevë është një shtytje e madhe për repartin ofanziv. Klubi jonë ka synime të mëdha dhe do të bëjmë më të mirën për t’i arritur ato synime. Të kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Mendurimin, i urojmë suksese në karrierë dhe jetë”, thuhet në njoftim.
Malisheva e mbylli sezonin e kaluar në vendin e gjashtë me 46 pikë të grumbulluara.
Malisheva dje zyrtarizoi edhe transferimin e Liridon Fetahaj, derisa kjo skuadra ka ndërruar edhe trajnerin, me Senad Alirifa që rimori drejtimin e saj./Arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës