Milan Skriniar po shkon drejt mbylljes së një sezoni spektakolar me Interin në Serinë A, duke u bërë i vetmi lojtar nga ky kampionat, që është përfshirë në 11-shen më të mirë europiane të sezonit.
Mbrojtësi sllovak ka zgjuar interesin e shumë klubeve, me Barcelonën dhe Manchester Cityn në krye, të cilat kanë bërë oferta deri në 50 milionë euro te zikaltrit, që në muajin Janar.
Me merkaton verore në prag, menaxheri i Skriniarit ka folur për mediat sllovake, duke thënë se Interi beson shumë te mbrojtësi, por do të hiqte dorë për një ofertë tunduese.
“Interi beson shumë te Skriniar dhe dëshiron ta mbajë për të formuar një dyshe të hekurt, bashkë me De Vrij. Gjithsesi zikaltrit do të pranonin të hiqnin dorë, nëse do të vinte një ofertë prej të paktën 70 milionë eurosh”, u shpreh menaxheri i Skriniar.
Natyrisht që ky është një sinjal i qartë për klubet e mëdha, që duhet të shtojnë shifrat në ofertë, për të marrë shërbimet e Milan Skriniar.
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën