Kosova do të luaj tri ndeshjet e fundit gjatë muajit nëntor, në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”.
Në listen e publikuar vërehet mungesa e kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan Arbresh.info.
Në lidhje me këtë mungesë ka folur menaxheri i mbrojtësit të Napolit, për gazetarin Arlind Sadiku.
Ai ka theksuar se nëse Kosova do të luftone për kualifikim, kapiteni do të ishte për këto ndeshje.
“Vendimi ka qenë i përbashkët, mes lojtarit, trajnerit të Kosovës, Napolit dhe meje, që Amiri të mos grumbullohet kësaj radhe, meqenëse Kosova nuk ka ndonjë objektiv konkret. Herën e fundit, ai u lëndua te kombëtarja dhe ende nuk e ka marrë veten mirë. Amiri ka dhënë gjithçka për Kosovën, ai e la kombëtaren e Shqipërisë për Kosovën. Nëse Kosova do të ishte duke luftuar për kualifikim, normalisht që Amiri do të vinte, por pse të mos e shohim këtë edhe nga një këndvështrim tjetër pozitiv. Pse të mos fitojë Kosova ndonjë lojtar të ri, si psh Dellova?”, ka thënë Aliaj për Sadikun.
Kujtojmë se sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova luan ndeshjen ndaj Izraelit, teksa kapiteni Rrahmani ka luajtur gjatë ndeshjes së ditës së sotme me Napolin ndaj Empolit, në kuadër të Serie A.
Napoli u mposht 1-0 nga Empoli./Arbresh.info/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...