Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.
Për përfaqësuesin e Kombëtares së Shqipërisë është përfolur se do të largohej nga klubi italian në afatin kalimtar të janarit, por ai qëndroi në klub pas ardhjes së Gennaro Gattusos në stolin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.
Kontrata e Hysajt me Napolin mbaron në fund të sezonit të ardhshëm, por gjendja e tij në klub është e komplikuar.
“Kemi folur për këtë, Napoli e di gjendjen e tij. Do të presim për përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë ndodh. Ekziston dëshira për zgjatjen e kontratës dhe për shitjen e tij në verë. Nuk i dua më dy lojtar të mi në të njëjtin rol”, tha Guiffredi.
26-vjeçari i ka zhvilluar 11 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe dy të tjera në Kupën e Italisë. Napoli përballet nesër me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
“Ti nuk ke mend!”, Benita shpërthen ndaj Albës
Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu
Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiat...
“O Miss Botoksi, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin”, Ina...
Vetëm pesë minuta më shumë aktivitet ndikojnë në jetëgjatësi...
Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Trump, Rama ndan let...