Mefushori i talentuar i Crystal Palace në “radarin” e Real Madridit

11:03 | 3 Dhjetor 2025
D.H

Adam Wharton vazhdon të jetë një nga emrat më të nxehtë në orbitën e Real Madridit. Mesfushori i talentuar i Crystal Palace po shkëlqen në Premier League, dhe në Santiago Bernabéu e shohin me shumë admirim, deri në atë pikë sa nuk përjashtohet një tentativë për transferimin e tij në verën e ardhshme.

Sipas mediave spanjolle dhe britanike, madrilenët mund të paraqesin një ofertë prej 50 milionë eurosh, duke përfshirë edhe një lojtar në marrëveshje. Një nga emrat e përfolur është Fran García, për të cilin Crystal Palace kishte shfaqur interes më herët. Megjithatë, në klubin madrilen nuk janë të gatshëm të shkojnë drejt shifrave shumë të larta.

Disa media raportojnë se Crystal Palace mund të kërkojë deri në 80 milionë euro për Whartonin, i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2029 dhe vlerësohet 60 milionë euro në Transfermarkt. Duke parë paraqitjet e tij dhe faktin që është vetëm 21 vjeç, është shumë e mundshme që vlera e tij të rritet edhe më tej.

Për momentin, Real Madridi nuk ka bërë asnjë hap konkret drejt afrimit të tij, por emri i Wharton mbetet në krye të listës së preferencave për verën.

Në klub është e qartë se duhet një mesfushor kreativ. Reali ka humbur kontrollin e lojës në shumë ndeshje dhe mungon profili i një dirigjenti si Toni Kroos ose Luka Modrić, që di të japë pasime kyçe mes linjave dhe të diktojë ritmin e lojës.

Edhe pse Xabi Alonso e kishte të qartë që në ardhje nevojën për një mesfushor, ai respektoi vendimin e klubit në verë, duke sjellë vetëm Mastantuono, Carreras dhe Huijsen, pa prekur repartin e mesit.

U mendua që Jude Bellingham të tërhiqej pak më prapa për të marrë rolin e organizatorit, por kjo nuk ka funksionuar. Po ashtu, po tentohet që Arda Güler ta marrë këtë detyrë, por lojtari i ri ende nuk është përshtatur plotësisht me rolin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme