Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecces, Medon Berisha ka shkëlqyer këtë javë në ndeshjen ndaj Udineses, ani pse skuadra e tij u mposht 3-2.
Ai realizoi një eurogol në minutën e 59-të për ta ngushtuar epërsinë e skuadrës së tij, mirëpo në fund u mposhtën, shkruan Arbresh.info.
Por kjo nuk e zbehi performancën e tij, pasi sipas SofaScore ai u zgjedh në formacionin e javës së tetë në Serie A.
Ai u vlerësua me notën 8.0, dhe është në formacionin më të mirë të kësaj jave në krah me fituesin e Topit të Artë të vitit 2018, Luka Modric.
Medon Berisha luan një tjetër sfidë të fortë nesër ku përballet me kampionin e Italisë, Napolin në kuadër të javës së nëntë.
Deri më tani, Medoni ka luajtur gjashtë ndeshje në Serie A, ku përveç një goli ka dhuruar edhe një asistim./Arbresh.info

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër