Mediat serbe nuk e kanë pritur mirë karikaturën e shfaqur sot nga FIFA, ku shihet futbollisti shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka duke e “përqafuar”, apo më saktësisht duke ia vendosur dorën në qafë kapitenit të Serbisë, Dusan Tadic.
Mediumi nacionalist serb, “Kurir” këtë e ka konsideruar si një provokim ose një gafë të shtëpisë së futbollit botëror pasi mediumi në fjalë shfaq urrejtje ndaj përfaqësuesit zviceran, i cili kishte festuar duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore kur kishte shënuar pikërisht ndaj Serbisë në Botërorin e Rusisë, përcjell “Gazeta Express”.
“Provokim apo gafë e madhe? FIFA e publikoi një karikaturë në të cilën provokatori shqiptar e përqafon kapitenin Tadic”, është titulli i mediumit serb.

“Po ta kemi parasysh faktin se Xhaka, i cili është me kombësi shqiptare, dhe është i njohur për publikun serb për provokime në fushë, e i cili i feston golat duke shfaqur simbolet e ‘shqiponjës me dy krerë’, mund ta pyesim veten se çfarë mesazhi është ky që jepet në karikaturë!”, shkruan tutje “Kurir”.
Xhaka dhe Shaqiri i kishin shënuar golat fitimtarë të Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin 2018 dhe me këtë rast, të dy kishin festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve. /Gazeta Express/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026