Kosova fitoi ndeshjen e parë historike në kualifikime për Kampionat Botëror mbrëmë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 0:1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga qendërsulmuesi, Vedat Muriqi, i cili është pjesë e ekipit italian, Lazio.
Mediumi italian “Gazzetta dello Sport” raporton se Muriqi goli do të ndihmojë atë të ngris motivin.
Këtë sezon Muriqi do të ketë më tepër hapësirë te Lazio, pas largimit te Felipe Caicedo.
Ai është sulmuesi i dytë pas italianit Ciro Immobile dhe në çdo ndeshje po ka minuta, ndonëse jo shumë.
Sezonin e kaluar e Gazzetta dello Sport e quan dështim për kosovarin, pasi siç shkruajnë ata, kishin pritur më shumë prej tij./GE
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...