Mario Balotelli mund të nënshkruajë kontratë të re dhe ta vazhdojë qëndrimin te Nice – bëjnë të ditur mediat franceze.
Sipas Nice-Matin, sulmuesi italian është i gatshëm që ta pranojë kontratën e re të klubit nga Ligue 1.
SuperMario, i cili mbush 27 vjet në muajin gusht, kaloi te Nice si transfer i lirë nga Liverpooli në verën e kaluar.
Kontrata e tij është valide deri në fund të këtij muaji, mirëpo duket se nuk ka shumë oferta serioze për të ardhmen e tij.
Prandaj, ai ka vendosur të qëndrojë te klubi ku e rigjeti formën dhe shënoi 17 gola në 28 paraqitje në sezonin që mbaroi. Mirëpo, Balotelli gjatë këtyre ndeshjeve nuk i harroi sjelljet e tij, saqë është përjashtuar tri herë.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...