Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli pas vetëm një viti dhe të kthehet te ish-klubi i tij, Interi në Serie A, sipas mediave angleze dhe italiane.
Tabloidi anglez Daily Star raportoi ditë më parë se kosovari i Kombëtares zvicerane mund shumë lehtë të largohet nga Anfield gjatë afatit kalimtar të verës edhe pse ka lënë mbresa të mira në sezonin e tij të parë me klubin.
Shaqiri iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City në verën e vitit të kaluar dhe ka luajtur rol kyç në klub këtë sezon, duke i shënuar gjashtë gola dhe duke i dhënë pesë asiste në 31 paraqitje në të gjitha garat.
Sipas Calciomercato.com në Itali, nëse Shaqiri largohet, atëherë Interi do të hidhet në sulm për të.
Zikaltrit janë në kërkim të një zëvendësuesi të Ivan Perisic, i cili pritet të shitet gjatë këtij afati kalimtar.
Kosovari ka qenë pjesë e Interit nga janari deri në qershor të vitit 2015. Ai iu bashkua Stoke City pas një periudhe të shkurtër gjashtëmujore me gjigantin italian.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...