Meçet e boksit janë gjithmonë më argëtuese kur përballja mes boksierëve përfundon me një nokaut. Megjithatë, përderisa shpeshherë ndodh që fituesi të shpallet pasi e nokauton kundërshtarin, rrallëherë ndodh që të dy boksierët ta nokautojnë njëri-tjetrin në të njëjtën kohë.
Dy boksierë pësuan nokaut pikërisht në të njëjtën kohë gjatë një meçi në Indi dhe ky mund të jetë një ndër momentet më të çuditshme që mund ta shikoni deri tani këtë vit, transmeton Gazeta Express.
Sa i përket rregullave, nokautet e dyfishta janë aq të rralla saqë shumica e organeve rregulluese të meçeve të boksit nuk i klasifikojnë ato fare. Megjithatë, meçi mes këtyre dy boksierëve përfundoi pa fitues pasi që gjyqtari e vlerësoi si barazim.
Dy boksierët duken se i godasin kokat mes vete, ndërsa një person që është duke e incizuar këtë meç dëgjohet duke thënë: “Çfarë ndodhi?”.
Atyre të dyve u nevojiten rreth 25 sekonda për t’u ngritur në këmbë përderisa gjyqtari është duke i mbajtur duart lart.
https://youtu.be/-zkZ0NpjKJY
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...