Heroi i mbrëmjes së Leskovcit, Rey Manaj i ka ‘tërbuar’ serbët sërish. Të shtunën e kaluar sulmuesi shqiptar realizoi një gol të bukur dhe festoi me shqiponjë.
Kësaj radhe Manaj, i inatosi serbët me një deklaratë të tij, shkruan Arbresh.info.
Ai ka deklaruar se ka marrë përgëzime për golin në Leskovac edhe nga trajneri serb i Al Sharjah, Milos Milojevic.
Pas kësaj mediat serbe reaguan me shpejtësi të cilëve nuk po u del mllefi i asaj fitoreje të Shqipërisë në Leskovc.
“Provokuesi shqiptar grind serbët: Milojevici e ka uruar për golin në Leskovc”, ka shkruar “republika.rs”.
“Manaj e shkatërroi Serbinë, e Milojevic e përkrahu atë”, shkruan sajti tjetër “hotsport.rs”.
“Shqiptari shkatërroi ‘shqiponjat’, provokoi turpshëm dhe më pas i befasoi të gjithë”, shkruan “kurir.rs”.
Po me të njëjtën gjuhë reaguan edhe mediat tjera në Serbi./Arbresh.info
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë