Ka përfunduar kuvendi zgjedhor i FFK-së për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Në këtë kuvend, i cili kaloi me shumë tensione, u votuan anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, shkruan KosovaPress.
Gjithashtu në këtë kuvend të pranishëm ishin edhe të dërguarit e UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe përfaqësues nga Federata Shqiptar e Futbollit, si dhe përfaqësues të MKRS-së.
Oliver Junk i dërguari nga FIFA, tha se FIFA së bashku me UEFA-n gjithmonë është në dispozicion për të mbështetur shtetet anëtare të tyre, përfshirë edhe Kosovën.
Ilir Shulku nga Federata Shqiptare e Futbollit u shpreh se bashkëpunimi mes dy federatave do të jetë edhe më i madh në të ardhmen, teksa përgëzoi kreun e FFK-së Agim Ademin për punën e bërë deri më tani.
Situata u tensionua në momentin kur kryetari i FFK-së Agim Ademi mori fjalën dhe kërkoi votëbesimin nga delegatët e pranishëm gjë që u kundërshtua fuqishëm nga Tahir Batatina dhe Abedin Zeka.
Ademi u shpreh se kishte të drejtë për një gjë të tillë, mirëpo kjo nuk u votua gjatë këtij kuvendi.
Më i zëshmi nga grupi opozitar në këtë kuvend ishte kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili u shpreh se po vazhdohen të bëhen shkelje të statutit të FFK-së.
Të njëjtin mendim kishte edhe kryetari i Trepçës 89, Abedin Zeka i cili akuzoi FFK-në se i ka bërë të barabartë klubet me shkolla e futbollit private.
“Opozita” në krye me Tahir Batatinën dhe Abedin Zekën më pas lëshuan sallën, dhe kuvendi arriti që me 37 vota ‘pro’ të votojë anëtarët e komitetit ekzekutiv të FFK-së edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.
Kujtomë që anëtarët e KE të FFK-së që u votuan sot janë: Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Joviq, Xhelal Broja, Mirsad Qollaku, Naser Ajeti, Iljaz Mjaku, Vjollca Krasniqi, Flamur Bunjaku, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura./KosovaPress/
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...