“Më shumë se një fanellë, është simbol i vlerave tona”, Interi publikon fanellën e dytë për sezonin 2022/23

12:50 | 11 Gusht 2022

Klubi italian, Interi së bashku me kompaninë Nike ka publikuar edhe fanellën e dytë apo atë që njihet si fanella mysafirë për sezonin e ri 2022/23.

Serie A do të nis në këtë fundjavë dhe klubet përveç përforcimeve kanë kryer edhe detyrat tjera para nisjes së sezonit.

Njëra nga to është edhe publikimi i fanellave dhe këtë e ka bërë së fundmi edhe Interi.

Pasi ka publikuar para disa muajsh fanellën e parë, Nerazzurrët tashmë kanë zbuluar edhe fanellën e dytë apo atë mysafirë.

“Është më shumë se një fanellë, është simbol i vlerave tona. Ne jemi vëllezër dhe motra të botës. Duke ecur përpara që nga viti 1908”, shkruan në postimin e Interit.

Kjo fanellë thuhet se feston ndërkombëtaritetin e klubit Nerazzurri me një histori që përshkruan botën.

E bardha përbën bazën e dizajnit të ri, i pasuruar nga një printim me ngjyra të lehta ‘aqua’ që përshkruan një hartë të botës. Fryma gjithëpërfshirëse dhe hapja ndaj botës rriten gjithashtu nga germat “International”, e pozicionuar brenda jakës.

Ky komplet do të jetë i disponueshëm për shitje nga fillimi i shtatorit në dyqanet fizike dhe online të Interit dhe Nike dhe në të gjitha pikat e autorizuara të shitjes.

Shpërndaje në rrjete sociale