Manchester City ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti Bournemouth me rezultat 1-2.
Ndeshja nisi keq për Cityn pasi në minutën e 14-të, Haaland humbi penalltinë, shkruan Arbresh.info.
Shtatë minuta më vonë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Evanilson.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Kurse në etapën e dytë, City pati tjetër fytyrë.
Haaland përmirësoi gabimin e tij dhe shënoi në minutën e 49-të për të barazuar.
Kurse Omar Marmoush në minutën e 63-të i dha epërsinë Cityt.
Me këtë fitore Man City kualifikohet në gjysmëfinale ku e pret Nottingham Foresti./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...