Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 85:83.
Ndeshjen më mirë e nisën pejanët, që ishin në epërsi në çerekun e parë, ku u shkëputën në fund të saj, për të fituar këtë pjesë 19:28.
Prizrenasit ju përgjigjën me monedhën e njëjtë në periudhën e dytë, duke barazuar shifrat në 34:34 dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 47:47.
Perioda e tretë ishte e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjerë, pa arritur shkëputjen e lartë, megjithëse verdhezinjtë në fund ishin më të mirë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:67.
Përballja ishte mjaft dramatike në fund, ku hero i Bashkimit ishte King me dy pikë të shënuar 1:31 minuta pa përfunduar ndeshja, duke vulosur fitoren e prizrenasve përballë pejanëve me rezultat 85:83.
Te Bashkimi u dalluan Anton Kazarnovski me 25 pikë dhe Avi Tooner me 16 pikë e shtatë asistime, ndërsa te Peja u dalluan Ilder Erdem me 14 pikë e 11 asistime dhe Arian Çallaku me 21 pikë e pesë kërcime.
Bashkimi ka pesë fitore dhe tri humbje, ndërsa Peja gjashtë fitore dhe dy humbje.
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...