Spanja dhe Zvicra luhet nesër në 18:00 në Shën Petersburg, do të jetë çerekfinalja e parë në “Euro 2020”.
Në këtë ndeshje do të mungojë kapiteni dhe lideri shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka.
Ai ka reaguar me një postim në llogarinë personale, Facebook, duke treguar se sa shumë po vuan që për shkak të kartonëve, s’mund ta ndihmojë Zvicrën të premten.
“Më dhemb në shpirt që s’do të luajë nesër – por kam besim se do të kryejmë punën. Është diçka speciale ajo çfarë ka kjo skuadër dhe ne do të japim gjithçka për të vazhduar dhe shkruar historinë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. /GE/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...