Liverpooli është favoriti kryesor për të triumfuar në Ligën Premier këtë edicion.
Skuadra e Jurgen Klopp po kalon nëpër një moment të mrekullueshëm si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Por trajneri gjerman po synon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit në repartin e mesfushës.
Emri i ri në listën e The Reds është ai i mesfushorit amerikan të Schalkes, Weston McKennie, transmeton Telegrafi.
20-vjeçari iu bashkua klubit gjerman në verën e vitit 2016 nga akademia e Dallas dhe ka shkëlqyer me fanellën e Schalkes.
Mesfushori qendror këtë edicion ka zhvilluar 20 paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka dhuruar tre asistime.
Liverpooli tanimë ka filluar bisedimet me Schalken për të parë mundësinë e transferimit të McKennies në Anfield.
The Reds janë gati të shpenzojnë rreth 25 milionë euro për mesfushorin amerikan.
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...